Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Po jetoj si mos më keq”, banorja në Tiranë prej 1 viti në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti: S’kam ku rri me kalamajtë

Shumë familje në Njësinë numër 4 në Tiranë, të dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, janë lënë në harresë nga shteti. Kështu deklaron Partia Demokratike teksa sjell rrëfimin e Valbona Ramës, banore në këtë njësi, që me shpresën e humbur thotë se ende nuk e di se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj.


Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ajo thotë se pas disa kërkesave në Bashkinë e Tiranës, ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshme shtëpinë e saj, por që deri më tani nuk ka shkuar njeri për t’i thënë se çfarë do bëhet më tej. Ajo gjithashtu shprehet se në shtëpi po qëndrojnë me frikë duke qenë ̈se nuk kanë ku të shkojnë, pasi shteti nuk u ka dhënë as bonus qiraje.



Valbona Rama: Jam Valbona Rama. Jam ankuar për shtëpi te Bashkia, kanë ardhur nja dy-tre herë ato edhe e kanë parë, kanë thënë që do ta rregullojmë, më thanë që do të japim dhe bonus, nuk më kanë dhënë as ndihma, asnjë gjë s’po bëhet.


Ina Zhupa: Ju kanë ardhur ekspertë?


Valbona Rama: Kanë ardhur, ata të Bashkisë kanë ardhur.


Ina Zhupa: Kur erdhën, çfarë ju thanë? Është e banueshme?

Valbona Rama: Është e pabanueshme tha shtëpia, nuk banohet këtu tha, do t’ju ndihmojmë edhe juve tha dhe asnjë gjë s’po na japin. Të paktën të vijnë ta rregullojnë vetë. Nuk dua as lekë, asnjë gjë se këtu nuk jetohet. Po të kisha unë para, unë e rregulloja vetë, nuk prisja ata të vinin, po unë kam hall se do fillojnë shirat tashi, se erdhi dimri edhe do pikojë gjithë shtëpia edhe ku do rri me gjithë kalamajtë, nuk e di.


Ina Zhupa: Ju jetoni këtu?

Valbona Rama: Këtu, ja te kjo shtëpia e kalbur që është nga tërmeti. Kam një vit. Që në shtator është bërë kjo punë. Dokumentat i kam. I kanë bërë me fotografi e me të gjitha dhe kur vjen puna asnjë gjë s’po bëjnë. Unë dua që nga Bashkia, qeveria të më vijë të më rregullojë shtëpinë. Asnjë gjë tjetër nuk dua, se po jetoj si mos më keq!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet