Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 24-vjeçari

Aktualitet
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet O. S., 24 vjeç.

Të njëjtat burime sqaruan se në afërsi të fshatit Shupalë, i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.

ME TE LEXUARAT