Kim: Falenderoj Metën e Ruçin për thirrjen e kandidatëve për Kushtetuese! Hap për drejtësinë

Politikë
Kim: Falenderoj Metën e Ruçin për thirrjen e kandidatëve

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka përshëndetur hapin e presidentit Ilir Meta për të shpallur vakancën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese. Kim falenderon Metën dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për këtë hap që i shërben ngritjes sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja thotë se shpreson se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrje, ndërsa thekson rëndësinë për të ecur përpara në reformën në drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të parlamentit Ruci për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Kushtetuese. Ne shpresojme se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja.

ME TE LEXUARAT