“Kështu deklaronte Kina në javët e para të Covid-19”, mjeku Dasho nxjerr zbuluar MSH dhe hedh akuzat e forta

Aktualitet
“Kështu deklaronte Kina në javët e para të

Mjeku Erion Dasho ka deklaruar se në Shqipëri kjo situatë u shfrytëzua për propagandë , ndërsa shtoi se ka mungesë transparencë për prejardhjen e kiteve dhe markën e tyre.

Një shqetësim sipas Dashos është edhe çmimi i lartë i testeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po ndjek zhvillimet në dy vendet dhe duke e parë situatën mund të them se në Shqipëri është shfrytëzuar për propagandë, që i serviret publikut si sukses. Në fillimet e epidemisë, thuhej se Shqipëria ishte 10 herë më mirë se Italia dhe 5 herë më mirë se Gjermania. Ndërkohë që në korrik dhe gusht, Shqipëria u rendit ndër 5 vendet me numër të lartë të vdekshmërisë në Europë.

Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejardhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta. Sot nuk dihet se çfarë kitesh janë përdorur, nga Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se kanë shkallë gabimi 30% dhe kjo është skandaloze, pasi kjo deklarohej nga Kina në javët e para të covid-19. Ky sistem u adoptua edhe nga private, shqiptarët paguajnë 100 euro, ndërkohë që Gjermania e ka në aeroport 60 euro. Shqiptarët s’duhet të paguajnë aq shumë dhe jenë me numrin më të ulët të testimeve, ndërkohë që ka vende në Afrikë që kanë më shumë testime.

OBSH e ka thënë testo, kontrollo dhe nëse nuk ke testime s’ke si të sigurohesh mbi cilësinë e testimit. Duhet teste të certifikuara dhe t’i bëhen transparente publikut. Nuk e kam parë akoma përgjegjësinë ligjore me qytetarët apo ndaj mjekëve që janë infektuar në spitale, viktimave, atyre që duan të testohen dhe nuk ua bëjnë tamponin. Duhet që strukturat të jenë në rregull që të testojnë, kontrollojnë. Ministria e Shëndetësisë s’ka specialistë që të merren me menaxhimin e pandemisë”, tha Dasho në “Alert”.

ME TE LEXUARAT