Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I dënuar me 4 vite burg për kultivim kanabisi, estradohet nga Greqia 29 vjeçari

TIRANË- Një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve është estraduar nga Greqia.

Bëhet fjalë për të riun Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte në kërkim ndëkombëtar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Njoftimi i plotë

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve, nga ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Përshkrimi i ngjarjes së ndodhur: Më datë 14.10.2014, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet