Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Forumi Global i nikotinës dhe duhanit: E ardhmja e nikotinës

E ardhmja e nikotinës u diskutua në një panel të kuruar gjatë Forumit Global mbi Nikotinën dhe Duhanin, i cili po organizohet virtualisht, me pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Gjatë viteve të fundit shoqëria ka parë prova të reduktimit të dëmit të duhanit, duke filluar me produktet Snus në Skandinavi dhe tani duhani me ngrohje në Japoni apo ‘vaper’ në çdo vend në botë.

Në ditët e sotme ndryshimet në treg mund të ndodhin shpejt, duhanpirësit kalojnë në duhan pa djegie, por pyetja që të gjithë bëjnë është se si të përshpejtohet ky transformim i tregut në një mënyrë e qëndrueshme? Krahas këtij transformimi ne vazhdojmë të shohim keqkuptime në lidhje me nikotinën dhe rolin e saj në sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit.
Për të diskutuar rreth rolit të saj, profesorë nga fusha dhe universitete të ndryshme ndanë mendimet e tyre në panelin “E ardhmja e nikotinës”

Sipas profesorit Clifford Douglas, Drejtor i Rrjetit të Kërkimit të Duhanit dhe profesor në Departamentin e Menaxhimit dhe Politikës së Shëndetit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Miçiganit, gjëja më e rëndësishme është të ndash drogën nga vdekshmëria. “Lidhur me të ardhmen e nikotinës, konsumatorët kanë shumë nevojë për të kuptuar më mirë, përfshirë këtu rrezikun e duhanit dhe produkteve të nikotinës. Ata duhet të kuptojnë që nikotina në vetvete nuk shkakton kancer ose sëmundje të zemrës ”

Për Neal Benowitz Profesori në departamentet e mjekësisë, në Universitetin e Kalifornisë San Francisco, ishte e rëndësishme të theksohen arsyet pse njerëzit vazhdojnë të përdorin nikotinë.

“Ka shumë arsye pse njerëzit përdorin nikotinë: kënaqësia, stimulimi dhe rregullimi i humorit. Nikotina ka efekte dhe rol veçanërisht në përfshirjen e një pjesë të trurit që kontrollon vendimmarrjen dhe funksionet ekzekutive. Në ditët e sotme nuk ka sisteme të 100% të sigurta të marrjes së nikotinës. Ajo që kemi sot, që janë më të suksesshmet për momentin, janë sistemet elektronike të shpërndarjes së nikotinës që gjenerojnë aerosol që përmban nikotinë dhe shije, por pa djegie ”.

Duke folur për rregulloret e aplikuara në produktet e duhanit, Michael Cummings Profesor në Departamentin e Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut, përmendi se rregullimi i ndryshëm mund të lëvizë trendet e produkteve në drejtime të ndryshme.

“Fatkeqësisht disa vende i kanë përshtatur rregullat vetëm për produktet alternative të duhanit, gjë që bën që shitja e cigareve të rritet. Rregullimi i produkteve të avullimit që ndalojnë aromat ose shitjet në internet nuk i ndihmon duhanpirësit të afrohen me alternativa të reja më pak të dëmshme “.

Gjatë fjalës së tij, ai ndau listën e tij të dëshirave për FDA, në mënyrë që të ketë një të ardhme më të mirë për përdoruesit e nikotinës:
• Ndjekja e rregulloreve për të zvogëluar tërheqjen ndaj produkteve të duhanit me djegie.
• Vendosja e një procesi rregullator që inkurajon inovacionin dhe investimet në produkte me rrezik më të ulët.

• Inkurajimi i kërkimit shkencor bashkëpunues për të mbështetur aplikimet PMTA / MRTP.
• Gjetja e mënyrave për të mbështetur dialogun e shumë palëve të interesuara për të parë zgjidhjet e problemeve.

Gjatë viteve të fundit, shoqëria ka parë disa hapa të rëndësishëm në lidhje me produktet e duhanit. Në SH.B.A. posaçërisht në muajt e fundit, ka pasur disa ndryshime të mëdha. Në fillim të këtij muaji ishte afati i fundit për aplikimin e duhanit në treg për FDA, i cili përfaqëson një moment historik në tregun amerikan. Gjithashtu këtë vit pamë autorizimin MRTP për IQOS, i cili është produkti i parë elektronik që merr autorizimin nga FDA si një produkt i duhanit me rrezik të modifikuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet