Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Besa Shahini i dorëzon Evis Kushit detyrën e Ministres së Arsimit, tregon kush ka qenë këshilltari i saj më i mirë

Pas miratimit në Kuvend dhe dekretimit nga Presidenti, Evis Kushi ka marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit.

Besa Shahini ia ka dorëzuar sot detyrën asaj para përfaqësuesve të ”Parlamentit të Nxënësve”.
Sipas saj ”Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar sidomos gjatë mësimit në kushte shtëpie gjatë pandemisë.

Për Besa Shahinin detyra e ministres së Arsimit është e vështirë por me impakt të lartë në shoqëri.

STATUSI NGA BESA SHAHINI:

Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.
“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.
Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet