Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bëri luftë me RENEA-n për 5 orë, Lefter Zhidru ish-oficer policie, ishte i martuar 3 herë

Detaje të reja janë mësuar nga jeta e Lefter Zhidros, 71-vjeçarit i cili rezistoi për 5 orë me radhë, i armatosur dhe duke luftuar me policinë, derisa u ekzekutua nga forcat RENEA.

Bëhet e ditur se Lefter Zhidru ka qenë ish-punonjë policie, prandaj edhe ka pasur njohuri në lidhje me përdorimin e armëve.

Madje edhe djali i tij që ndodhet në Greqi ka punuar në polici. Ai ka qenë i martuar tri herë dhe ka tri fëmijë me secilën nga gratë.

Edhe me gruan që është konfliktuar ditën e sotme ka qenë i divorcuar, ndonëse bashkëjetonin së bashku.

Edhe në periudhën e izolimit ka patur një situatë konfliktuale dhe problematike për të cilën ka ndërhyrë policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet