Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Zonja e fshehtë e Sulltanit”, mediat greke nxjerrin foton: Kjo është e dashura modele e Erdogan

Konflikti ushtarak ne mesdhe i ka orientuar mediat greke drejt jetes se presidentit turk Erdogan dhe ne vecanti drejt detajeve private.

Sipas mediave greke bukuroshja brune, Defne Samieli ka tërhequr vëmendjen në vitin 2014, pas thashethemeve që ajo ishte në një marrëdhënie liderin turk.

Sipas medias Defne u takua me Erdoganin pasi u divorcua nga burri i saj në 2011, me të cilin ishte e martuar që prej vitit 1995.

Pak para zgjedhjeve vendimtare në mars, Presidenti turk mësoi se një video rozë do të dilte në internet, në të cilën shfaqej ai dhe modelja bukuroshe.

Por aso kohe lideri turk, sipas mediave greke sulmoi rrjetet sociale duke bllokuar edhe Twitter-in.

Gjatë një tubimi zgjedhor nga Erdogan, Defne Samieli u shfaq në krah të tij, duke treguar mbështetjen e saj.

Sipas mediave pretendohet se presidenti turk ka një marrëdhënie miqësore me zonjën e parë të Turqisë, Emine.

“Në asnjë mënyrë Erdogan nuk dëshironte që këto thashetheme të arrinin në veshët e gruas së tij, me të cilën ka qenë së bashku për 38 vjet.

Por shumë më tepër ai nuk donte të njolloste imazhin e familjes dhe burrit besnik që ka krijuar me mjeshtëri”, shkruajnë mediat greke.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet