Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U plagos me sende të forta dhe po lufton për jetën te “Trauma” prej më shumë se 1 muaj, arrestohen autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë plagosur pas një konflikti të çastit me sende të forta shtetasin K. H., më 9 gusht 2020, i cili ndodhet akoma në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1, operacioni i koduar “Kombinimi”.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet