Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sinoptikani grek: Në jug dhe veri perëndim të Shqipërisë do ketë stuhi dhe përmbytje

Sinoptikani i televizionit grek Open, Klearhos Marousakis paralajmëron se Makthi ′′i luleve” do rikthehet në ditët e ardhshme.

Ai e ka fjalën për ciklonin që goditi Greqinë dhe që në fundjavë do të rikthehet me egërsi në shumë pjesë të vendit fqinj.

Sipas hartave që tregon sinoptikani grek, e rrezikuar është edhe Shqipëria e jugut dhe zona veri perendimore që korespondon me Lezhën e Shkodrën.

Ai thotë se këtë të shtunë, moti i keq do të godasë Greqinë me shira dhe stuhi të mëdha në perëndim dhe verilindje.

Rritja e rrezikut të përmbytjeve paraqitet nga ishujt Jon, në zonën e Epirit dhe Peloponezi perëndimor por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor.

Ai kërkon organizim para se të jetë vonë. “Eksperienca ka treguar se paralajmërimet e minutës së fundit nuk janë të mjaftueshme për të organizuar qytetarët dhe autoritetet shtetërore.

Kjo është arsyeja pse ne kemi kohë ne sigurohemi që secili nga ana e tij të bëjë atë që duhet”, thotë sinoptikani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet