Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Aktualitet
Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Shtyhet mbledhja e perbashket e qeverive te Kosoves dhe Shqiperise. Më 2 tetor do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryesia e Kuvendit te Kosoves, vendosi që Kuvendi të mblidhet të premten, më 25 shtator, në orën 10:00, për të vazhduar me pikat e mbetura nga seanca e kaluar, ndërsa nga ora 13:00, të po të njëjtës ditë, të fillohet me seancë të re.

ME TE LEXUARAT