Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, pranga 41-vjeçarit

Kolonjë

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, njëkohësisht edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 41 vjeç, banues në Leskovik.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se shtetasi i mësipëm do ta shpërndante në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet