Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Plasin’ trazirat pas betimit të Lukashenkas, policia bjelloruse topa uji kundër protestuesve

Pasi presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka është betuar për një mandat të gjashtë, kanë shpërthyer protestat. Pavarësisht thirrjeve të pashembullta për javë të tëra që ai të japë dorëheqje, turmat e qytetarëve kanë protestuar në Minsk, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë. Kjo e fundit ka përdorur topa me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Inaugurimi sekret i Lukashenkas më 23 shtator është pritur me kritika nga anëtarë të opozitës, të cilët kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit. Që nga ajo kohë në protestat kundër Lukashenkas janë arrestuar shumë persona dhe janë përdorur shumë metoda të frikësimit, në shtetin me më shumë se 9 milionë banorë.

Në Perëndim, një numër në rritje i shteteve kanë thënë se nuk e njohin presidencën e Lukashenkas.
Gjatë pasdites së 23 shtatorit, rreth 5,000 persona janë mbledhur në qendër të Minskut, ka raportuar televizioni Current Time. Organizata bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna, që ka dokumentuar ndalimin e mijëra protestuesve prej procesit zgjedhor, ka raportuar edhe ndalimet e së mërkurës.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet