Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Durrës, përfundon në spital

Një 60-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar i plagosur në spital për të trajtuar plagët e shkaktuara nga thika. Policia ka marrë njoftimin nga Urgjenca ndërsa kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Mbetet ende e paqartë se si u plagos 60-vjeçari i identifikuar me inicialet L.B., por policia duket se dyshon për një konflikt dhe ka nisur punën për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet