Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasje në mes të dialogut Kosovë-Serbi, mediat serbe paralajmërojnë bllokim të dialogut

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje për shkak të refuzimit të institucioneve të Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu ka raportuar mediumi serb, Tanjug, duke iu referuar burimeve të veta, transmeton Gazeta Express.

Sipas Tanjug, burime diplomatike evropiane kanë thënë se raundi tjetër i bisedimeve të ekspertëve midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe takimi i nivelit të lartë midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, është vënë në pikëpyetje. Problemi raportohet të jetë refuzimi i Kosovës për ta diskutuar zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila nënkupton formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Gazeta Express ka provuar që për këtë çështje të pyes në Qeverinë e Kosovës, por zyrtarët e kabinetit të kryeministrit Avudllah Hoti nuk kanë qenë të disponueshëm. Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka dalë hapur kundër Asociacionit për komunat me shumicë serbe, ndërsa edhe presidenti Hashim Thaçi tha në një konferencë për media se kjo çështje nuk duhet të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet