Pandemia/ Lulzim Basha me ekspertët: Mjekët punojnë në kushte mizerabël, numri i testeve COVID-19...

Politikë
Pandemia/ Lulzim Basha me ekspertët: Mjekët punojnë në

Kreu i Partisë Demokratike, në një prononcim live për mediat, së bashku me ekspertë të shëndetësisë, deklaroi se mjekët punojnë aktualisht në kushte mizerable, të keq-paguar dhe në kushte të rënda.

Basha theksoi se numri i testimeve të koronavirusit vijon të jetë i ulët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Trajtimet me Covid bëhen vetëm në Tiranë dhe aspak në rrethe. Nuk ka gjurmim të rasteve. Nuk trajtohen rastet. Testimet janë të ulëta. Nuk bëhet ndjekja e pacientit, nuk ka analiza gjaku, nuk ka skaner, mjekimet nuk rimbursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet Covid.

Vazhdon ikja e mjekëve dhe infermierëve, për shkak të kushteve mizerable. Paketa e 1000 euro për mjekë ka qenë jo e plotë. Sot mjekët janë të diskriminuar dhe të keq-paguar, edhe në raport me fqinjët. Duhet edhe rimbursimi për këta pacientë”, deklaroi Basha.

ME TE LEXUARAT