Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Paga minimale 30 mijë lekë, Rama: Javës tjetër rritja për për mjekët dhe mësuesit

Javën qe vjen mësuesit dhe mjekët do të mësojnë se sa për qind do t’u rritet rroga. Ky vendim eshte kushtëzuar edhe nga një prej rregullave që imponon kodi i ri zgjedhor që katër muaj para zgjedhjeve, nuk mund të rrisë paga apo pensione, qeveria po nxiton të përmbushë premtimet e artikuluara gjatë muajve të fundit.

“Javën e ardhshme do të jemi gati ta publikojmë rritjen masive për mjekët dhe mësuesit. Jemi duke definuar edhe atë masë që ka qenë një nga objektivat tona dhe që po vjen drejt realizimit që është vendosja e pagës minimale 300 mijë lekë. Studimi për një rishikim të taksimit progresive po vazhdon. Besoj do të kemi një konkluzion pozitiv”, tha Rama.

Me cilësimin si lajm të mirë të të pasurit numrin më të ulët të papunësisë për shkak të pandemisë, kryeministri Edi Rama tha se në vëmendje të tre programeve të nxitjes së punësimit, ku shteti financon pjesërisht pagën minimale dhe të plotë sigurimet shoqërore-shëndetësore, do të jenë ata persona që e humbën përfundimisht vendi e tyre të punës si pasojë e Covid 19.

“Nga Qershori 20 mijë prej 33 mijë personave që humbën punën nga karantinimi, duhet të punësohen”, theksoi Rama.

Një nga mënyrat për të siguruar një vend pune do të jetë përmes e-Albania, ku tanimë ka nis regjistrimi i bizneseve të para përfituese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet