Një nxënës i sëmurë me tuberkuloz te “Aleks Buda”, prindërit nuk treguan

Aktualitet
Një nxënës i sëmurë me tuberkuloz te “Aleks

Vetedeklarimi për gjendjen shëndetësore të fëmijëve është prioritet i çdo isnstitucioni arsimor. Por disa prej prindërve hezitojnë të tregojnë që fëmijët e tyre janë të sëmurë duke bërë deklarim të rremë.

Drejtoresha e gjimanzit “Aleks Buda”, Valdete Bujupi thotë se në shkollën e saj është përballur me prindër të papërgjegjshëm duke sjellë në shkollë fëmijët me sëmundje infektive, siç është tuberkulozi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse duket si e harruar, sëmundja e tuberkulozit vijon të mbetet prezente në vend dhe është një sëmundje intensitet të lartë infektimi dhe përhapet nëpërmjetë spërklave.

Sipas të dhënave nga programit Kombëtar të Tuberkulozit pothuajse çdo vit 450 persona diagnostikohen me sëmundjen.

Drejtoresha e gjimnazit “Aleks Buda”, thote se nxënësit brenda shkollës respektojnë masat dhe distancat. Por jashtë është e vështirë, pasi ata bëhen grumbull dhe rrinë pa maska kur takojnë shokët. Mësimi në këtë shkollë bëhët me dy turne dhe pa rrotacion.

ME TE LEXUARAT