Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lukashenko u betua fshehurazi, Merkel merr vendimin e menjëhershëm

Alexander Lukashenko ka ndërrmarë një veprim pa zhurmë dhe pa bujë dhe kryer ceremoninë e betimit të si president, pavarësisht se ndaj po zhvillohen protesta dhe se bota pro Përendimore po përpiqet që të gjejë një zgjidhje për krizën e re e krijuar në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Mediat raportuan se Lukashenko ka zhvilluar një ceremoni të fshehtë dhe kjo duket se është realizuar edhe me bekimin e aleatit të tij kryesor, presidentit rus Vladimir Putin.

Gjermania pas këtij lajmi menjëherë shpalli vendimin se nuk do t anjohë Alexander Lukashenko si president i Bjellorusisë. Qëndrimi u shpall nga zëdhënësi i qeverisë së Merkel, Steffen Seibert.

Lukashenko u betua për një mandat të ri të Mërkurën në një inaugurim të denoncuar si të paligjshëm nga opozita, e cila bëri thirrje për më shumë protesta kundër qeverisjes së tij 26-vjeçare.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, sipas Reuters, tha se Berlini donte të binte dakord për sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Bjellorusisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet