Koronavirusi iu merr jetën tre pacientëve, shënohen 121 raste të reja në 24 orët e fundit

Aktualitet
Koronavirusi iu merr jetën tre pacientëve, shënohen 121 raste

Rënie e lehtë e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 121 raste të reja pozitive me koronavirus. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID-19.

Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARS COV 2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

ME TE LEXUARAT