Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Iu sekuestrua blindi, flet Koseni: E bleva me lekët e mia! Rikthimi? Rrogën e marr te…

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit Edmond Koseni u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi policia i sekuestroi makinën e blinduar, që ka në pronësi. Sipas burimeve nga policia e Elbasanit, Koseni u shoqërua dhe më pas u la i lirë.

Por cila është arsyeja e sekuestrimit të makinës dhe e vërteta sipas ish-drejtorit? Ai u shpreh se makinën e blinduar e ka të rregullt dhe e ka blerë me lekët e tij.

Koseni tha se nuk u shoqërua nga policia dhe se e dërgoi vetë makinën në drejtorinë e policisë dhe kjo sipas tij është procedurë normale nga blutë e Elbasanit për këtë kategori makinash.

“Makinën e kam blerë me lekët e mia, e kam të rregullt. Duke qenë se është e blinduar policia bëri procedurën për verifikim. Nuk jam shoqëruar, makinën e dërgova vetë. Ajo që bëri policia është procedurë si për të tjerët për këtë kategori makinash” tha ai.

Në vitin 2016 gjykata vendosi rikthimin e tij në detyrë me të njëjtën gradë, ndërsa e dëmshpërbleu për shkarkimin me pagat e 11 viteve që e la pa punë.

Por edhe pse kanë kaluar 4 vite, Koseni thotë se ai vendim nuk është zbatuar dhe se punon te fabrika e çimentos. “Nuk dua të flas shumë se jam i lodhur. Akoma nuk më kanë ofruar rikthimin. Unë rrogën e marr te fabrika e çimentos” tha ai.

Edmond Koseni njihet si njeriu që arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë. Por më pas ai u pezullua nga detyra, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda” me akuzën se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.

Gjykata në 2016 e rrëzoi duke e cilësuar të padrejtë pezullimin duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme rikthimin e tij në detyrë në të njëjtën gradë që ishte, por vendimi nuk është zbatuar ende.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet