Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave me BE

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka marrë mbështetjen e homologut grek, Nikos Dendias për liberalizimin e vizave.

Në kudarë ët sesionit të 75-të të UNGA dy ministrat e jashtëm mbajtën videokonferencën ku diskutuan edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit Kosovë-Serbi.

Haradinaj-Stublla thotë se ajo marrëveshje tashmë u hap rrugë njohjes reciproke në kufijtë ekzistuesë.

Kujtojmë se Greqia nuk e njeh Kosovën, por nga ana tjetër si vend i BE e mbështet për liberalizimin e vizave sa më shpejt.

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

Në kuadër të sesionit të 75-të të UNGA, mbajta sot një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Homologu grek më konfirmoi mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit.

Me Ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

Me homologun grek theksuam nevojën e thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik që kemi me Greqinë.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet