Gati rritja, Denaj: Paga e mjekëve bëhet 1.25 milionë lekë

Aktualitet
Gati rritja, Denaj: Paga e mjekëve bëhet 1.25 milionë lekë

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se pagat për mjekët dhe infermierët do të rriten me 40%.

E ftuar në emisionin “Open” ajo u pyet nga moderatorja nëse mund të tregonte me përafërsi shifrën që do të përfitonte një mjek, ndërsa përgjigja e ministres ishte se rroga e një mjeku do të shkojë deri në 1.2 milionë lekë të vjetra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjatë 7 vjetëve të qeverisë Rama, pagat e personelit mjekësor janë rritur. Janë rritur 21% për mjekët de 26% për infermierët. Tani kjo rritje do të shkojë 40% për të gjithë personein mjekësor”- tha Denaj.

Si përkthehet kjo në vlera?- e pyeti Eni Vasili.

“Ndahet në kategori. Vlera shkon ndryshe për infermierët, ndryshe për mjekë speciaistë. Po themi një shifër mesatare, janë 110 000 mijë deri në 125 000 lekë të reja”- tha Denaj.

ME TE LEXUARAT