Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Flet burri me dy gra: Nuk janë xheloze, i dua të dyja njësoj

Ilaz Laskaj nga Peshkopia, i cili ka dy gra. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen.

Ai ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8. Gjatë bashkëbisedimit Ilazi tregoi se vendosi që të merrte gruan e dytë pasi e para nuk bënte fëmijë.

Madje Anifa u shpreh se ka shkuar së bashku me Ilazin për t’i kërkuar dorën Manushaqës për të shoqin. “Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, tha ajo.

Ndërsa Manushaqja tha se ishte e dashuruar dhe nuk e kishte aspak problem se ai ishte i martuar. “Kur erdhën në shtëpi i prita mirë, edhe prindërit po ashtu. Prindërit e patën të vështirë në fillim, por pastaj u mësuan”, shtoi ajo.

Nusja e dytë tregoi se nuk janë fare xheloze për njëra-tjetrën dhe se ja kalon shumë mirë me Anifën. Kjo e fundit tregon se donte vetë që burri i saj të merrte grua të dytë, pasi nuk bënte fëmijë. “Unë i thashë që nuk dal nga shtëpia dhe pranova që ai të merrte një grua tjetër”, vijoi ajo.

I pyetur se si e ndan kohën me dy gratë, Ilazi u përgjigj: “5 ditë me njërën, pesë me tjetrën. Po të sëmurët njëra nuk ka problem me kaluar kohë më shumë me tjetrën. Nuk mërziten”. “Nuk janë zënë asnjëherë. I dua të dyja njësoj, të dyja janë të mira dhe nuk e mbajnë mendjen te xhelozia. Gratë nuk kanë telefon, nuk e duan”, shtoi burri i shtëpisë.

Më pas dy moderatorët pyetën Manushaqen nëse ka veshur fustanin e bardhë e ajo u përgjigj: “Nuk kam celebrim, bashkëjetojmë. Nuk kemi patur mundësi për të bërë dasmë. Nuk jam veshur nuse. Arifja është veshur nuse. Nuk e pata problem fare që nuk jam veshur nuse, fati kështu më erdhi. E lumtur jam,deri tani ja kalojmë shumë mirë e shpresojmë që edhe fëmijët t’ia kalojnë mirë. Fëmijët i thërrasin teta. I bëjmë të dyja punët bashkë”, përfundoi ajo.

Ndërkohë të pyetur nëse mendojnë për të bërë fëmijë tjetër, Ilazi u shpreh se i “kanë vënë kapakun”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet