Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dyshime mbi vdekjet nga COVID, autopsitë në Kosovë zbulojnë se viktimat nuk ishin infektuar!

Që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar 616 viktima nga koronavirusi por rezultati i disa autopsive ka forcuar dyshimet mbi manipulimin e shifrave.

Më i fundit është rasti i një qytetari nga komuna e Istogut, i cili kishte dyshime se motra e tij 71 vjecare nuk ndërroi jetë nga covid 19 dhe për këtë arsye kërkoi vërtetimin mjeko-ligjor.

Ragip Kajtazi shprehet për radion Evropa e Lirë se provoi që kishte të drejtë.

“Ditën e tretë në spital më kanë njoftuar se motra ka COVID-19, por në vijim të terapisë gjendja herë ka qenë e qëndrueshme, e herë është përkeqësuar.

Mjekët më thanë se motra kishte vdekur nga virusi më 9 shtator, por nuk kam marrë asnjë dokument që vërteton se ajo ka qenë pozitive me COVID-19 ose negative. Pas kryerjes së autopsisë, në mostrën e testuar nuk ka prezencë të ARN-së së virusit SARS-Cov-2.”

Rasti i familjes Kajtazi nuk është i pari në Kosovë. Një rast tjetër ka ndodhur gjatë muajit prill. Pas dyshimeve që patën familjarët e një gruaje 39-vjeçare nga Istogu, që ishte viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë, kërkuan që t’i bëhej autopsia. Rezultatet vërtetuan se ajo nuk kishte qenë e infektuar.

Edhe më 5 korrik, disa familjarë ngritën dyshime për vdekjen e të afërmve të tyre që ishin shtruar në Klinikën Infektive si pacientë me COVID-19.

Ndërsa më datë 19 shtator, fillimisht u raportuan tre pacientë të vdekur nga covid 19, por pak orë më vonë Instituti i shëndetësisë publike deklaroi se rastet e raportuara kishin rezultuar negative.

Ndërkohë në muajin gusht prokuroria ka nisur hetimin për 6 vdekje të tjera nga koronavirusi, të cilat mendohet se mund të kenë patur të tjera shkaqe. Deri më sot organet e drejtësisë nuk kanë dhënë detaje që sqarojnë se cafrë ka ndodhur në të vërtetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet