Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Azem Hajdari nuk do vritej atë natë, avokati i Haxhisë: Berisha e nxori në pritë

Avokati Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ka akuzuar direkt Sali Berishen ne lidhje me vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Azem Hajdari nuk ishte planifikuar të vritej atë natë.

Beqiri tha se ish-kryeministri e ish-presidenti Berisha e ka nxjerrë në pritë Hajdarin.

“Azem Hajdari nuk ishte planifikuar të vritet atë ditë. Ka prova të padiskutueshme për këtë gjë. Hajdarin e nxori tjetër kush aty. Ai do thirret dëshmitar aty e do thotë. Berisha e nxori. Izet Haxhia e di të vërtetën. Ai di gjithçka si ndodhën ngjarjet.

Azem Hajdari vetë e ka drejtuar gishtin nga Sali Berisha, në prani të Muharrem Hakajt, të parit të fisit të Haklajve. Atë ditë do kishte takim në lidhje me vrasjen e Shkëlqim Haklajt.

Edhe si mbrojtje do të kërkojmë që Berisha të vijë në gjyq e të dëshmojë”, u shpreh avokati Beqiri.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet