Arrestohet minoreni në Durrës, qarkullonte me pistoletë me vete, e fshehu në çantën e dorës

Aktualitet
Arrestohet minoreni në Durrës, qarkullonte me pistoletë me vete,

Një 14 -vjeçar është arrestuar pasi u kap[ duke qarkulluar me një pistoletë me vete. Gjatë kontrolleve rutinë nga policia e Durrësit, minoreni me iniciale A.V., u ndalua në Sukth pasi u kap me pistoletë tip "Zastava".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia arrestoi në flagrancë të miturin A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip "Zastava".

Policia ka arrestuar të miturin ndërsa ka sekuestruar edhe pistoletën 'Zastava'.

ME TE LEXUARAT