Trilleri me dosjet për UÇK-në në zyrën e Veteranëve të Luftës së Kosovës

Kosovë&Rajon
Trilleri me dosjet për UÇK-në në zyrën e

Një ngjarje thriller duket se ka ndodhur këto ditë në Prishtinë, ku në Selinë e Organizatës së Veterantëve të Luftës së Kosovës, kanë mbërritur në mënyrë të mistershme disa dosje, ku drejtuesit e saj thonë se janë dosje të Prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës.

Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, në vent të sqarojë situatën ka shtuar edhe më shumë mjergullën për këtë çështje. Pas arritjes së dosjeve, filluan të dalin lajmet se përveç Hashim Thaçit e Kadri veselit, prokuroria Speciale ka akuza ndaj disa ish-drejtuesve të UÇK-së ku përmendin emrat e Jakup Krasniqit, Azem Sylës, Xhavit Halitit etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por në fakt Prokuroria e Dhomave të Specializuara me Seli në Hafë, deklaratën e fundit e ka më 24 qershor, ku para samitit të Uashingtonit shpalli se Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë nën akuzë.

Mbi dosjet fantazëm që kanë mbërritur në zyrat e veteranëve të UÇK-së ka folur gazetari Milaim Zeka, i cili deklaroi se në seli ka ardhur dhe një grup hetuesish të Prokurorisë Speciale e që kanë pasur një diskutim me ta. Por ende nuk dihet çfarë përmbajnë këto dosje dhe kush i ka sjellë.

Fakt është se “vaji në lakra” mbi UÇK-në është hapur edhe përtej Thaçit e Veselit, madje flitet edhe për ëshmitarë, gjë që ka shkaktuar një pasiguri e paqartësi në opinionin publik.

Por deri më sot, asnjë organ kompetent në Kosovë, nuk ka marrë në dorëzim as dosjet as situatën, për të gjetur se çfarë realisht po ndodh.

Sipas Procedurës, akuza ndaj Presidentit të Kosovës, hashim Thaçi dhe ndaj kreut të PDK-së, Kadri veseli, do të duhet të konfirmohet nga gjykatësi paraprak në Gjykatën Speciale.

Vetë zoti Thaçi edhe Veseli janë intervistuar në Hagë, ku kanë qenë edhe të gjithë ish-krerët e lartë të UÇK-së.

Këto dosjet që sot po flitet, nuk dihet se çfarë mesazhi përcjellin. I vetmi nga politikanët dhe komandantët që kanë folur, ka qenë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se duhet menjëherë të lihen spekulimet me dosjet dhe të lënë drejtësinë të punojë! Kujt i drejtohet Ramushi në deklaratën e tij? Natyrisht që jo Hagës. (burimi: gazetashqip)

ME TE LEXUARAT