Tre shqiptarë akuzohen për mbjellen e hashashit në “shtëpi bari”, nga shitja do të fitonin shumën marramendëse

Aktualitet
Tre shqiptarë akuzohen për mbjellen e hashashit në

Policia në Britaninë e Madhe ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim të hashashit.

Të arrestuar kanë përfunduar shtetasit Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç. Ata u kapën duke mbjellë lëndë narkotike në disa banesa, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse droga e mbjellë do të shitej, do të kapte vlerën e 500 mijë paund.

Ata kanë qenë nën vëzhgim dhe u janë gjetur 3 shtëpi, në të cilat kishin mbjellë hashash dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike.

Oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator, pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre kriminal të dyshuar.

Gjykata gjithsesi vendosi të lirojë me kusht shqiptarët, ndërsa nuk dihet nëse do të vendoset ndaj tyre masa e dëbimit nga territori i shtetit të Britanisë së Madhe.

ME TE LEXUARAT