Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, pranga 2 personave në Elbasan

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Markata”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sattiva, 2 aparate celular, një mjet dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Markata”, në kuadër të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. P., 25 vjeç dhe R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan, pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet