Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Muzeu “drejt falimentimit”, gati të shesë kryeveprën e Michelangelos

Një nga muzetë më të njohur në Britaninë e Madhe, po përballet me vështirësi ekonomike nga pandemia ndaj duhet të shesë objektet e çmuara të trashëguara , për të mbijetuar.

Royal Academy, muzeu që ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të kryeqytetit britanik, prej muajsh pas rihapjes ka mbetur praktikisht i boshatisur nga mungesa e flukseve turistike dhe prioriteteve të reja të anglezëve, që gjithmonë e më shumë punojnë në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19.

Autoritetet në londër, deri më tani kanë paguar si asistencë pjesë të rrogave për 150 punonjësit e muzeut, por në tetor paketa e qeverisë përfundon, dhe dimri nuk duket aspak premtues për arkëtime të bollshme.

Kështu që, disa burime në këshillin drejtues të muzeut kanë përhapur lajmin se po mendohet për shitjen e një prej kryeveprave të Michelangelos.

Bëhet fjalë për veprën e quajtur Tondo Taddei, skulptura në formë basorelievi e mjeshtrit italian të Rilindjes. Edhe pse për kryeveprën nuk ka pasur kurrë asnjë ankand në historinë saj 200-vjeçare, brenda Royal Academy, një çmim i përafërt është përllogaritur në rreth 100 milionë stërlina, të mjaftueshme për të rezistuar disa kohë, pa dërguar në shtëpi pjesën më të madhe të stafit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet