Kush është gjyqtarja që la në arrest shtëpie Fjolla Morinën, në 14 muaj punë mori 'zakonet' e drejtësisë së vjetër

Aktualitet
Kush është gjyqtarja që la në arrest shtëpie Fjolla

Merita Karaj është gjyqtarja që e cila caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap duke kaluar kufirin me armë. Edhe pse ekspertiza balistike vërtetoi se ishte armë zjarri, gjyqtarja vendosi ta linte në shtëpi këngëtaren për një vepër penale e cila parashikon dënimin nga 10-20 vite burg.

Ajo ka marrë detyrën në 15 korrik të vitit 2019, 14 muaj më parë, por mesa duket kaq kanë mjaftuar që kjo "gjyqtare e re" të marrë zakonet e drejtësisë së vjetër".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 35 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në vendimin nr.118, datë 15.07.2019, “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtare të znj. Merita Karaj”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, V E N D O S I : 1. Të emërojë gjyqtar znj. Merita Karaj. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor", thuhet në njoftimin zyrtar të KLGJ.

ME TE LEXUARAT