Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia nga 7 tetori rikthen tifozët në stadiume

Italia po planifikon që të rikthejë tifozët në stadiume duke filluar nga 7 tetorit. Me fillimin e kampionatit duket se për herë të parë në Itali do të ketë tifozë në të gjitha kampionatet.

Ministri i Sporteve, Spadafora e ka konfirmuar diçka të tillë dhe ka thënë se nuk duhet që një stadium të mbajë mbi 1 mijë tifozë. Por ai ka lënë një dritare të hapur që numri i tifozëve do të varret nga kapacitetet e stadiumit pasi mungesa e tyre po e dëmton futbollin.

Fillimisht sipas tij do të ketë nga 1 mijë tifozë, dhe më pas numri rritet progresivisht.

Kurse Anglia ka anuluar gjithçka. Më 1 tetor fillonte plani për të kthyer tifozët në stadiume, por tashmë Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në nivelin 4 të rrezikut nga COVID-19, dhe qeveria nuk do të rrezikojë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet