Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-drejtoresha e Tatimeve braktis PS-në, Brisida Shehaj i bashkohet LSI-së: Do të kandidoj për deputete

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, ka dhënë lajmin e bujshëm se ka kaluar me LSI dhe mund të kandidojë më këtë parti.

Ajo e konsideron të “egër” luftën për pushtet brenda Partisë Socialiste ku ka aderuar vite më parë si pjesë e mbështetësve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pjesë nga intervista në “Ora”: Pse zgjodhe LSI?

Brisida Shehaj: Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste…”
Pse jo PS? Brisida Shehaj: Ndryshimi ky është: jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Aty janë rilindasit që mendojnë të hanë socialistët. Po shihja pamjet, Mjaft që godiste me vezë kryeministrin me thirrjet “Nano ik”. Hall i madh, duhet të ikte Nano të vinin këta. Tani ua kuptoj euforinë.

Brisida Shehi, përfaqësuese e LSI-së. Je ende drejtoreshë programacioni në RTV Ora, që kuptohet se do ta lësh fushën politike.

Brisida Shehaj: Në një moment të dytë.; Kjo nënkupton se do të jesh kandidate e LSI-së?
Brisida Shehaj: Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.

Pse LSI? Nga Brisi i Tatimeve? Brisida Shehaj: E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë socialistët që duan të hanë socialistët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet