“Do të ishte dasma më e përgjakshme, qeveria të marrë masa…”, rrëfehet Adnani që zmbrapsi grupin racist maqedonas

Kosovë&Rajon
“Do të ishte dasma më e përgjakshme, qeveria të

Pak ditë më parë, u publikua një video që vinte nga lagjja Gjorqe Petrov të Shkupit, ku grupi i tifozëve maqedonas “Komitet” ofenduan shqiptaret me thirrje raciste.

Në video shfaqen disa krushq shqiptarë, të cilët po merrnin nuse, ata zbritën nga makinat dhe motorët e tyre, e si pasojë edhe grupi u shpërnda menjëherë nga frika.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Adnan Abdula, i cili as nuk e kishte menduar se veprimi i tij për të ndalur koret anti shqiptare të tifozëve maqedonas të Vardarit, do e bënte aq të famshëm.

Duke thënë se ishin momentet më të vështira të jetës së tij, Abdula shtoi se gjithçka e bëri se donte të ndalonte ndonjë konflikt të mundshëm në rrugë. “Na ofenduan shumë keq. Sulmi ishte shumë i keq dhe nuk e dimë pse. U munduan që të na dëmtojnë, por nuk guxuan. Ishin mbi 50 veta. Fatmirësisht nuk ndodhi më e keqja, pasi do të bëhej dasma më e përgjakshme në histori”, tha Adnani.

Ky i fundit u shpreh se ky nuk është grup i mirë, pasi edhe parullën e kanë të rëndë: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

Abdula gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa për këtë grup, pasi vetëm në këtë mënyrë do të kishte qetësi në vend. “Është një grup shumë problematik, kanë shumë urrejtje. Nëse qeveria merr masa ndaj këtij grupi atëherë kjo urrejtje do ndalonte dhe nuk do ekzistonte parulla e tyre”, shtoi ai.

Adnani zbuloi se ata kanë telefonuar kushëririn e tyre për të kërkuar falje, por që kjo nuk ka vlerë për aq kohë që kanë parullën: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

ME TE LEXUARAT