Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Takimi me dyer të mbyllur/ Liga e Futbollit jep kushtet e reja ndaj Ramës: Bojkoti i panegociueshëm

Nuk ka paqe mes presidentëve të klubit të futbollit dhe qeverisë. Pas disa orë takimi me dyer të mbyllur, mes presidentëve të klubit, presidentit të FSHF-së dhe përfaqësuesit të qeverisë, deputetit Fidel Ylli nuk ka pasur dakordësi.

Kjo duket që Liga Profesioniste të bëjë dhe një deklaratë të vecantë shtesë për takimin, duke mos u mjaftuar me qëndrimet publike të kreut të Ligës, Edvin Libohova.

“Pas diskutimeve dhe debateve që patën palët në tryezë, deputeti Ylli i kërkoi që Ligës Profesioniste të Futbollit që të përgatisë një relacion shpjegues, ku të argumentojë një për një në detaje të katërta kërkesat e klubeve dhe propozimet se si duhet të bëhen ndryshimet ligjore.

Ai garantoi që ky relacion do t’i dërgohet zyrës së Kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet sa me shpejt dhe që kërkesat të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ai premtoi se kjo i hap rrugë takimit të përfaqësuesve të Ligës me Kryeministrin”, thuhet në deklaratën e Ligës.

Ndërsa ka paraqitur dhe tre kërkesa shtesë veç atyre katër që janë në negociata.

Reagimi i plotë

Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e saj, ku u diskutua për vijimin e bojktotit të kampionatit dhe katër kërkesat e drejtuara qeverisë. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Ligës, Edvin Libohova.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 10 përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore. Në këtë takim të programuar, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkaq, mbledhjes iu bashkua edhe deputeti i PS-së, Fidel Ylli, i cili është caktuar nga Kryeministri si negociator mes klubeve dhe qeverisë.

Pas diskutimeve dhe debateve që patën palët në tryezë, deputeti Ylli i kërkoi që Ligës Profesioniste të Futbollit që të përgatisë një relacion shpjegues, ku të argumentojë një për një në detaje të katërta kërkesat e klubeve dhe propozimet se si duhet të bëhen ndryshimet ligjore.

Ai garantoi që ky relacion do t’i dërgohet zyrës së Kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet sa me shpejt dhe që kërkesat të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ai premtoi se kjo i hap rrugë takimit të përfaqësuesve të Ligës me Kryeministrin.

Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit dolën me këto vendime:

1. Bojkoti i kampionatit është i panegociueshëm.

2. Përgatitja dhe dërgimi sa më shpejt i relacionit të detajuar për 4 kërkesat e klubeve drejtuar qeverisë (sot).

3. Heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin.
(Burimi:gazetashqip)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet