Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘S’janë hapur listat 100%’/ Balla i përgjigjet opozitës, PD-LSI të kontribuojnë me propozime

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka shpjeguar propozimin e socialistëve për hapjen e listave.

“Sepse dhe ligjvënësit e Austrisë, Cekisë kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë se kandidati duhet të marrë më shumë vota se një parti? Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne e kanë pjesa më e madhe e vendeve dhe e kam shumë përzemër Kosovën, por kemi menduar që përzgjedhja më e mirë është Austria dhe Çekia qe janë modele më të mira. Ka këndvështrime që mund të përzgjidhet dhe modeli i Kosovës, nëse vendosim në peshore që një kandidat të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të Partisë duhet të përmbushë legjitimitetit demokratik.

Renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat; është një hap i madh, numri i votave për secilin kandidat rimodelon listën”, tha Balla. Balla thekson se çdo çështje është e hapur dhe PD-LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime. Më tej ai garanton se diskutimet do të vijojnë po drafti i PS është i vetmi që garanton barazinë gjinore dhe është parë nga të gjitha këndvështrimet. ”Listat e Hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve . PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri.

Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve.Të vazhdojmë diskutimin me ta, e nxis partinë demokratike dhe LSI të kontribuojnë. Drafti i propozuar prej nesh është draft që i ka marrë 100% sensibilitetet. Nga të gjitha këndvështrimet. Listat janë 100% të hapura. Sepse çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët. Koha kur ne bënim Kode Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe, mund të ndërtoje koalicione si vagon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër. Garantoj që propozimi ynë zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë. Kroacia, Çekia, Holanda, Belgjika. Do vijojnë diskutimet.

Të gjitha çështjet janë të hapura. Por një shtet unitar si Shqipëria e ka të domosdoshme. Mbi të gjitha këto kjo është e vetmja formulë që mbron barazinë gjinore.”- tha Balla.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet