Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shqiptarët marshim paqësor, Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi

Shqiptarët që jetojnë në Angli apo në vende të tjera të botës janë mbledhur duke marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi nëpër duar.

Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.

Të rinj, të moshuar e fëmijë, kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atmosferën me Himnin e Flamurit.

“Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marshim para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.

Koha është e Patriotëve 🇦🇱

Gepostet von Lëvizja Patriotike Shqiptare am Sonntag, 20. September 2020

Por jo vetëm shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre.

Ata kanë shkruar në faqen e tyre se “Pishtari I zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptare..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet