Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve

Politikë
Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve

Pas 2 orësh ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e politik të qarqeve ku dha porositë dhe dëgjoi problematikat në qarqe.

Kjo është mbledhja e 3-të e Ramës me drejtuesit politikë, brenda 10 ditëve. Takimi në fjalë u mbajt në kuadër të organizimit të zgjedhjeve, ndërsa Rama iu dha porosi kryesisht për shërbimet ndaj qytetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy të parat u mbajtën më 9 shtator dhe 14 shtator, teksa kjo është e treta. Por në atë të dytën u evidentua qartë se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë. Rama e ka bërë të qartë për të gjithë në PS se kërkon në zgjedhjet e 25 prillit 74 mandate që do i siguronin mandatin e tretë radhazi.

ME TE LEXUARAT