Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Korona ka marrë vëmendjen e botës, por nuk është sëmundja që po na rrezikon më shumë

Teksa COVID-19 ka marrë gjithë vëmendjen e botës, ekspertët ngrenë alarmin për një tjetër kërcënim që po i kanoset shëndetit publik dhe ekonomive në botë.

Sipas tyre, Alzheimer ka një ndikim më të madh e afatgjatë në sistemet shëndetësore kombëtare, ekonomitë e shteteve dhe jetën e përditshme të miliona njerëzve e familjarëve të tyre. Rreziku që vjen është i frikshëm për botën dhe tashmë kjo sëmundje është në pragun tonë.

Alzheimeri është një sëmundje progresive që shkakton degjenerimin dhe më pas vdekjen me kohën të qelizave të trurit. Kjo sëmundje është shkaku më i shpeshtë i demencave, një rënie e vazhdueshme e funksioneve si të menduarit, sjellja, aftësive ndërvepruese sociale duke çuar në çrregullimin e aftësisë së personit për të funksionuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, sëmundja e Alzheimer -it njihet si sëmundja që “vjedh” kujtesën e njerëzve.

Simptomat e para nisin si vështirësi në të kujtuarit e ngjarjeve më të freskëta që kanë ndodhur, megjithëse personat me Alzheimer mund të kujtojnë më lehtësisht ngjarje që kanë ndodhur vite më parë.

Me kalimin e kohës dhe progresimin e sëmundjes, mund të shfaqen simptoma të tjera, duke përfshirë:

Probleme me përqendrimin;

Vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme;

Individët ndihen të hutuar ose të irrituar, kryesisht gjatë natës;

Individët shfaqin reagime dramatike në disa situata, shpërthime të zemërimit, ankthit apo depresionit etj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet