Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

KLP përgatit sistemin elektronik të 340 dosjeve të prokurorëve, unifikohen të dhënat e dokumenteve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po përgatit sistemin elektronik të të dhënave për dosjet personale të prokurorëve.

Misioni ndërkombëtar i monitorimit EURALIUS, i cili i ofron mbështetjen institucioneve shqiptare për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vijim të reformave tërësore në drejtësi, ka paraqitur para Këshillit krijimin e sistemit elektronik të të dhënave për dosjet personale të prokurorëve.

Sipas KLP, ky sistem lind si nevojë për aksesim sa më të shpejtë të këtyre të dhënave të cilat menaxhohen nga sektori i burimeve njerëzore në KLP dhe përmban mekanizmat e kërkimit në bazën e të dhënave, statistikave dhe raportimeve si dhe formate standarde të dokumenteve.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se: “Sistemi shërben si një platformë e unifikuar të dhënash, të cilat shërbejnë për vlerësimin e prokurorëve, transferimin, promovimin dhe procedurat disiplinore, me synim përmirësimin e procesit të punës së Këshillit. Sistemi përmban 5000 dokumente të skanuara dhe mbi 10000 elemente meta data të shkruar si pjesë përbërëse e dosjeve personale të 340 prokurorëve.”

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet