Gjonaj kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë

Politikë
Gjonaj kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ministres Gjonaj me parashikimin e kufizimeve të gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë.

Më tej ajo shton se nenet e Kodit për Kolegjin Zgjedhor janë kundër frymës së Reformës në Drejtësi

Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor te pikat e Kolegjit Zgjedhor për të mos kufizuar anëtarët e kolegjit për t'u promovuar apo lëvizur në rastet e organizimit të gjykatave.

Ajo kërkon gjithashtu ndryshimin e dispozitës për mos marrjen nën përgjegjësi disiplinore gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor për vendimmarrje të tjera.

Sipas kërkesës drejtuar Kuvendit, Kodi Zgjedhor i ndalon anëtaret e kolegjit të marrin detyra të tjera për 4 vite, ndërkohë anëtarët e kolegjit nuk shkojnë dot në Gjykatën e Lartë ku kanë aplikuar.

ME TE LEXUARAT