Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjendet një granatë pranë banesës së ish-komandatit të FNSH-së në Tiranë

Një granatë është gjetur pranë banesës së ish-komandatit të FNSH-së në Laprakë. Granata është gjetur pranë murit të banesës në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në drejtim të Spitalit ushtarak.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja ndërsa të pranishme janë forca policie dhe xheniere.

Ajo është një granatë e ndryshkur dhe besohet se gjendet prej vitesh aty. Granata është pa ndezëse dhe është e vitit 1997.

Aktualisht autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar se kush e ka sjellë aty.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet