Gazetari: Eldi Dizdari po ndërton në Tiranë! Ortaku i tij ka 150 milionë euro kesh

Aktualitet
Gazetari: Eldi Dizdari po ndërton në Tiranë! Ortaku i tij ka 150

Gazetari Flamur Vezaj tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se grupet kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës kanë arritur të vendosin shuma marramendëse parash dhe janë të lidhur me biznese kryesisht në fushën e ndërtimit dhe të hotelerisë.

Duke ju referuar rastit të Eldi Dizdarit, i arrestuar pak ditë më parë në Dubai, gazetari Vezaj tha se ai po investonte në disa ndërtime në Tiranë, Dhërmi dhe Himarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Shqipëri këta persona janë të lidhur me biznese ndërtimi. Kanë qenë të lidhura me kompanitë e lojërave të fatit. Eldi Dizdari ka 2 karburante në Rrugën e Kombit. Këta persona kanë vendosur shumë marramendëse”, tha Vezaj.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se në çfarë vlerash llogariten të ardhurat e këtyre trafikantëve, Vezaj tha: “Ortaku i Eldi Dizdarit, një personazh nga Lushnja është një person që ka më shumë lekë cash se të gjitha grupet kriminale në Shqipëri. Llogaritet rreth 150 milionë euro.

Edhe rasti i Toyota Yaris në Shqipëri dyshohej që ishte i këtij personi nga Lushnja. Të gjithë këta persona funksionojnë përmes agjencive. Lekët cash i lenë garant në agjencinë konkrete dhe tërhiqen në agjencinë në vendin tjetër”.

Duke ju rikthyer sërish rastit të Eldi Dizdarit, gazetari Vezaj tha se ai ishte duke ndërtuar në disa zona të Tiranës. “Tek fusha e aviacionit ka një ndërtim, buzë Lanës, në Himarë, në Dhërmi ka ndërtime ku është i lidhur Eldi Dizdari.

Shpresoj qe autoritetet italiane të arrijnë të marrin të dhëna nga dosja dhe mendoj që do të ketë të dhëna për personazhe të rëndësishëm shqiptarë që kanë patur lidhje me Eldi Dizdarin, qoftë zyrtarë dhe qoftë me ndërtues në Tiranë”.

ME TE LEXUARAT