Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Financoi vrasjen e dy personave në Elbasan, gjykata mbyll në burg Alibej, vëllain e Tarzanit

Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Alibej, vëllain e Endrit Alibej me pseudonimin “Tarzani”, i cili mbeti i vrarë në kryqëzimin e Bradasheshit në vitin 2018 në Elbasan. Erion Alibej nuk ka pranuar të flasë para gjykatës, por mbrojtjen e tij e ka përfaqësuar avokati.

Ndalimi i Alibej erdhi pas një muaj e gjysmë nga vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Erion Alibej, si njeriun që ka organizuar dhe financuar dy vrasjet e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit në muajin Korrik 2020. Erion Alibej, rezulton të jetë vëllai i Endrit Alibej i njohur ndryshe me nofkën “Tarzani” ose “Tino”. Vrasja e Endrit Alibej, ka ndodhur në 29 dhjetor të 2018, kur ai së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 personave.

Dy vjet nga kjo ngjarje e rëndë në pranga tashmë ka rënë vëllai i Endritit,Erion Alibej, si personi organizator dhe financues i vrasjes së Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit. Këto vrasje janë kryer si pasojë e luftës mes dy grupeve kriminale në Elbasan, atij të “Sakatit” dhe “Tarzanit”, ku etja për të dominuar tregtinë e drogës ka prodhuar për gati 5 vite viktima. Personi që ka ndihmuar policinë dhe prokurorinë e Elbasanit quhet Euglen Halili, i cili ka lidhur një kontratë bashkëpunimi dhe ka treguar gjithçka mbi vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanin.

Ai është penduar për krimin e kryer ndaj shokut të tij Runaj, duke pohuar se viktimën Regis Runaj, e kishte mik dhe vrasjen e ka kryer për llogari të Xhuljano Hoxhës e Erion Alibej. Këta të fundit e kanë paguar me një sasi të konsiderueshme euro dhe mandej, ka qenë Euglen Halili, ai që filluar të planifikojë vrasjen e mikut të tij Regis Runaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet