Dy humbje jete në vetëm 24 orët e fundit, ja si paraqitet situata në spitalet COVID

Aktualitet
Dy humbje jete në vetëm 24 orët e fundit, ja si paraqitet situata

Sipas përditësimit zyrtar të ministrise së Shëndetësisë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht dy pacientë nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me COVID-19.

Po të njëjtat burime raportojnë se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I MINISTRISESE SHENDETESISE:

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)

Testime totale 80539

Raste pozitive 12535

Raste të shëruara 6995

Raste Aktive 5176

Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2550

Durrës 564

Shkodër 376

Lezhë 300

Elbasan 299

Korçë 245

Fier 236

Vlorë 191

Kukës 146

Berat 117

Dibër 76

Gjirokastër 76

ME TE LEXUARAT