Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dosja e drogës për vëllain e kryebashkiakut Fran Tuci, refuzohet përjashtimi nga procesi i gjyqtarit Ujkashi

Gjykata e Kukësit, sot ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për përjashtimin e gjyqtarit, Sami Ujkashi, i cili është zgjedhur si gjyqtari paraprak për shqyrtimin e dosjen penale të grupit prej 23 personave, që kultivonin parcela me drogë në sipërfaqen territoriale të Kukësit dhe Pukës.

Një seancë më parë prokuroria kishte kërkuar përjashtimin e këtij gjyqtari nga gjykimi i 23 të pandehurve, pasi ka konflikt interesi, por kjo kërkesë e prokurorisë, është hedhur poshtë sot. Tashmë me këtë vendim, pritet që seanca e radhës të zhvillohet ditën e Premte, ku sigurisht gjyqtari Sami Ujkashi, do shqyrtojë kërkesat e pesë të pandehurve kryesorë të kësaj dosje, për lirimin e tyre nga qelia.

5 nga të pandehurit kryesorë, si Durim Vata, Kreshnik Murataj, Bernard Kërdhaku, Arben Tuci dhe një tjetër, kanë kërkuar lirimin nga qelia duke pretenduar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë sigurimi, çka synon lirimin e tyre. Arben Tuci, është vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet