VIDEO/ Thirrje raciste në mes të Shkupit, dasmorët shqiptarë i “mbyllin” gojën maqedonasve:”Dëshironi gjak...”

Aktualitet
VIDEO/ Thirrje raciste në mes të Shkupit, dasmorët shqiptarë

Video e disa maqedonasve që bëjnë thirrje raciste ndaj shqiptarëve dhe e disa dasmorëve shqiptarë që i “mbyllin” gojën, ka bërë xhiron e rrjetit.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, ndërsa një grup të rinjsh maqedonas thërrisnin në kor “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë atë, ata i japin fund thirrjeve të tyre dhe largohen, pasi një grup shqiptarësh i afrohen duke i kërkuar llogari.

Reagime të shumta janë përcjell në rrjetet sociale, ku janë dënuar këto thirrje antishqiptare. Aktivisti i shoqërisë civile, Petrit Saraçini apelon që shteti sa më shpejt të marrë masa kundër huliganizmit.

“Gjorçe Petrov sot për një qime koke shmangi një incident serioz ndëretnik. Ndaj thirrjeve shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur nga tifozët në rrugë (jo në stadium), ndaloi tërë kolona e dasmorëve shqiptarë. Masa menjëherë! Jo vetëm policia, por edhe Prokuroria, e cila merr denoncimet nga policia, por nuk ndërmerr asgjë. Alo, prokurorë!..A pak po ju mjaftojnë paratë, dëshironi edhe gjak?! Mos harroni se lufta në Bosnjë filloi nga dasma!”, shkruan ndër të tjera, Saraçini në profilin e tij në facebook.

JavënJavën e kaluar pati thirrje të ngjashme nga qindra tifozë “Komitët” e Vardarit që parakaluan në sheshin e Shkupit dhe rrugëve kryesore, duke provokuar dhe tentuar për të nxitur tensione.

https://www.facebook.com/104472676275887/posts/3397724146950707/

 

ME TE LEXUARAT