Tre të vdekur nga cikloni në Greqi, i moshuari nxirret i pajetë nga rrënojat e shtëpisë

Aktualitet
Tre të vdekur nga cikloni në Greqi, i moshuari nxirret i pajetë

Rritet numri i viktimave nga cikloni “Janos” që goditi Greqinë. Deri tani, numërohen tre të vdekur.

Autoritetet greke gjetën këtë të dielë një 62-vjeçar të pajetë nën rrënojat e shtëpisë së shembur në Kastania, Karditsa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte i zhdukur, por u gjet i vdekur teksa tentohej të nxirrej nga çatia e shembur.

Të shtunën u regjistruan dy vdekjet e para nga cikloni, një grua nga Farsala dhe një blegtor në Karditsa.

Nga ana tjetër, vazhdon të mbizotërojë ankthi për gjetjen e një shoferje 43-vjeçare dhe të një bariu.

Të dy ata janë të zhdukur. Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur vetëm makinën e 43-vjeçares.

ME TE LEXUARAT